Uarda q.
MyEsthio
Pas viteve përvoje në fushën estetike, kuptuam se profesionistët kanë nevojë për një vend të vetëm ku mund të gjejnë informacion të besueshëm, trajnime cilësore dhe një komunitet që rritet bashkë. Kështu u krijua MyEsthio — një hapësirë që frymëzon, edukon dhe lidh njerëzit e pasionuar pas bukurisë
Ideja erdhi nga nevoja për një platformë të besueshme dhe gjithëpërfshirëse që kombinon njohuritë, trajnimet online dhe komunitetin, duke e bërë udhëtimin në botën e estetikës më të thjeshtë dhe të frytshëm për çdo përdorues.”


Në MyEsthio do të gjeni:
– Blog profesional me informacione të dobishme dhe të përditësuara mbi botën e estetikës.
– Komunitet profesionistësh, ku mund të ndani përvoja, këshilla dhe të lidheni me kolegë të fushës.
– Mundësinë për të regjistruar biznesin tuaj, duke paraqitur shërbimet që ofroni dhe duke e bërë më të lehtë për klientët t’ju gjejnë.
– Template dhe dokumente për menaxhimin e brendshëm, si file Excel ose PDF me skeda klientësh dhe forma për organizim më të thjeshtë të qendrës suaj estetike.
MyEsthio është krijuar në dobi të:

“Rritja nuk ndodh rastësisht; ajo është rezultat i forcave që punojnë së bashku.”
“J.C. Penney”
Çfarë më dallon:

Komunitet real dhe mbështetës
Një hapësirë ku estetistët, trajnerët dhe ekspertët ndajnë përvoja, këshilla dhe rriten së bashku, pa konkurrencë toksike.

Njohuri që shndërrohen në rezultate
Çdo përmbajtje dhe trajnim është i menduar për të dhënë rezultate konkrete në punën e përditshme dhe në suksesin e qendrës estetike.

Një qendër unike për profesionistët e estetikës
MyEsthio bashkon në një vend të vetëm trajnime, informacione të verifikuara dhe mundësi bashkëpunimi — duke e bërë më të lehtë rrugën drejt rritjes profesionale.